VIDEO/ Avokati italian: Pasojat e para që do të vijnë për Shqipërinë, pas vendosjes së kampit të refugjatëve

20:02, 06/12/2023
A+ Aa A-

Avokati italian Salvatore Fachile, nga Shoqata e Studimeve Juridike mbi Emigracionin ((ASGI) gjatë një intervistë për SYRI TV, është shprehur se me vendosjen e kampit të refugjatëve në Lezhë, për zonën aty, por edhe më gjerë do të ketë pasoja të ndryshme.

Gjatë bisedës me Armela Ferkon në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’, Fachile renditi disa prej pasojave që mund të ndodhin menjëherë pas mbërritjes së refugjatëve të parë në Shqipëri.

‘Historia e emigracionit në Itali, në përgjithësi, nga pikëpamja statistikore na mëson se nuk ka infiltrime terroristësh, apo personash që kanë këtë qasje.

Ajo që na mëson historia e emigracionit në Itali, është se sigurisht që personat që mbyllen në këtë gjendje të dëshpëruar, shpesh përpiqen të ikin, ose të shkatërrojnë vendet ku mbahen dhe të shpërndahen nëpër territor.

Ky është një reagim që është i parashikueshëm dhe që ndodh shpesh dhe vendos në vështirësi edhe vendet që i presin, në këtë rast Shqipëria. Është njëlloj si historia e dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë në vitet 1990.

Ishte normale që qytetarët e keqtrajtuar në momentin që vinin, përpiqeshin të iknin, të shpërndaheshin nëpër territor.

Do të ketë njerëz që në atë territor të organizohen në mënyrë jo të ligjshme dhe do të lehtësojnë lëvizjet e paautorizuara të refugjatëve.

Kjo do të jetë pasoja e parë e këtij kampi në territorin shqiptar, do të shohë një lulëzim të veprimtarive jo të ligjshme, që do të kenë prirjen të organizojnë lëvizjen e këtyre njerëzve që do të përpiqen të shpërndahen në territor, që është fenomeni i kontrabandimit të qenieve njerëzore’, tha ndër të tjera avokati Salvatore Fachile, në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco