VIDEO-SYRI TV/ Qeveria miraton projektligjin për amnistinë, Manja: Përfitues, gra dhe të mitur

19:35, 06/12/2023
A+ Aa A-

Qeveria miratoi këtë të mërkurë projektligjin për amnistinë e rreth 600 të burgosurve, të cilët do të mund të kalojnë festat në shtëpi. Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se kategoritë përfituese janë kryesisht gra e të mitur. Ndërkohë ai komentoi edhe kushtetutshmërinë e paktit Rama-Meloni për refugjatët, si dhe mbajtjen peng të betimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi beleri.

Nga SYRI TV

Qeveria ka miratuar projektligjin për amnistinë i cili është depozituar në Kuvend. Vendimi u mor pas mbledhjes së qeverisë. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi për gazetarët se rreth 600 të dënuar do të kalojnë festat pranë familjarëve. Manja sqaroi se kategoritë përfituese janë kryesisht gra e të mitur

Pyetjeve të gazetarëve lidhur me shkeljet e marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin e refugjatëve afrikanë në Shqipëri, Manja iu përgjigj duke mbrojtur paktin e shumëdebatuar, tashmë të paditur në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Sipas Manjës pakti, marrëveshja është konform kushtetutës.

Manja komentoi edhe çështjen Beleri, e cila ka shkaktuar ngrirjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai mohoi akuzat e PD se po pengon betimin e kryebashkiakut të Himarës, ndërsa ju shmang sqarimeve se pse nuk po e kryen betimin Beleri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco