Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Washington Post’: Opozita shqiptare padit në Kushtetuese paktin e diskutueshëm Rama-Meloni

‘Washington Post’: Opozita shqiptare padit në Kushtetuese paktin e diskutueshëm Rama-Meloni

19:27, 06/12/2023
A+ Aa A-

Mediat e mëdha ndërkombëtare po i bëjnë jehonë padisë që depozitoi sot opozita në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes mes Edi Ramës dhe homologes italiane, Giorgia Meloni për ngritjen e qendrave të refugjatëve në Shqipëri.

Gazeta e madhe amerikane ‘Washington Post’ shkruan se opozita e vlerëson këtë marrëveshje si antikushtetuese.

“Opozita në Shqipëri paditi të mërkurën në Gjykatën Kushtetuese një marrëveshje të diskutueshme që qeveria ka nënshkruar me Italinë për të trajtuar bashkërisht disa kërkesa për azil të emigrantëve që mbërrijnë në Itali nga deti.

Në padinë e depozituar në gjykatë, opozita tha se kërkon që parlamenti të pezullojë ratifikimin, duke theksuar se marrëveshja bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin ndërkombëtar,” raporton gazeta amerikane.

“Izolimi i emigrantëve në kampet në Shqipëri, u mohon atyre çdo të drejtë që Kushtetuta shqiptare ka për individët,” thuhet në padi.

Sipas gazetës amerikane, emigrantët do vijnë fillimisht në portin e Shëngjinit, një pikë turistike rreth 75 kilometra larg Tiranës. Më pas, ata që do deportohen, do dërgohen në një kamp prej shtatë hektarësh në Gjadër, pranë portit të Shëngjinit.

Italia do të paguajë për ndërtimin e dy qendrave, të cilat do jenë nën juridiksionin italian, ndërsa Shqipëria do të merret me sigurinë e jashtme të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco