Qiraxhi: Në periferi të Tiranës nuk ka kushte që nxënësit të kryejnë nevojat e tyre personale

19:05, 06/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Task Force' në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të komentuar rezultatet e dobëta që nxënësit e vendit tonë arritën në 'Testin e Pisës' ishte eksperti i arsimit, Mirgen Qiraxhi.

Qiraxhi është shprehur se është dramatike ku në një vend që nxënësit e duan arsimin të kesh një 9infrastrukturë skandaloze dhe dramatike në shkolla.

"Ka një të dhënë interesante në raport ku tregohet se fëmijët shqiptarë e duan shumë shkollën dhe kjo e dhënë dramatike kur ti ke nxënës që e duan arsimimin

Në periferi të Tiranë s’ke shkolla që nuk kanë mundësi nxënësit të kryejnë nevojat personale, dalin nëpër rrugë, ose nuk ka ujë të pijshëm. Çdo ulje temperaturash në dimër nxënësit rrinë në shtëpi pasi nuk kanë infrastrukturë për të përballuar temperaturat.

Me statistika ne i duartrokasim, por nëse këta statistika në fund nuk përkthehen në më shumë lexime për nxënësit dhe nivel më të lartë mësimdhënie nuk të hyjnë në punë. Këtu ka humbur dimensioni i të qeverisurit, por këtu qeveria dhe ata që janë në krye nuk po qeverisin për qytetarët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco