Lajmi i fundit

Vjedhjet me 5D të Veliajt/ Opozita sërish në protestë para Bashkisë së Tiranë

Pisa 'ngeli' arsimin e Ramës/ Alihmehmeti: Agjenda e qeverisë, mbajtja në varfëri dhe injorancë e shqiptarëve

18:30, 06/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, mjeku Ilir Alihmehmeti ka folur për rezultatet e Pisa që 'ngeli' në klasë arsimin e Edi Ramës gjatë 10 viteve të qeverisjes së tij.

Sipas Alimehmetit, rezultati i Pisa është absolutisht i pritshëm, pasi Ka një agjendë këtu dhe pjesa e të mbajtur të varfër një popull dhe injorant një popull është pjesë e mbajtjes në kontroll të atij populli.

Alihmehmeti theksoi se qeveria nuk ka prioritet arsimin, pasi mjafton të shikoni buxhetin e 2024 ku i janë akorduar vetëm 2.14%.

Alimehmeti: Ky rezultat absolutisht i pritshëm, nuk mund të diskutohet dot ndryshe. Ka një agjendë këtu dhe pjesa e të mbajtur të varfër një popull dhe injorant një popull është pjesë e mbajtjes në kontroll të atij populli dhe kjo është pjesë e kësaj agjende.

Të mbash në kontroll një popull është ti japësh një minimum arsimimi sa të dijë disa veprime matematikore bazë që duhen për punë të rëndomta se i duhen shtetit të dish pesë gjëra por jo më shumë se aq sepse kur ti kapërcen një farë niveli fillon dhe mendon ti, fillon dhe krijon diskutime me të tjerët, pretendon se kupton dhe shoqërinë, do të ndikosh dhe te shoqëria, do të çosh para familjen tate e me radhë, këto nuk i duan këta. Këtu mbetet vetem te pjesa që tëdish, vetëm të mos jesh analfabet, pra pak mbi analfabetin dhe të punosh në pozicione pune shumë të thjeshta shumë të rëndomta.

Po ta shikosh se çfarë ka qënë vizioni i tyre, mjafton të bësh inventarin arsimor të personave që kanë qeverisur këto 10 vite, çfarë kanë studiuar, me çfarë rezultatesh, ku kanë qënë, si kanë qënë, merrni me radhë ministrat e Arsimit, ku kanë qënë, e para zonja Nikolla, me të dytën tha që nuk ka asnjë burrë asnjë grua nga këtu dhe do ta marrim nga jashtë që ta bëjmë ministër Arsimi, sepse nuk ka asnjë këtu.

Po ti shihni këto, thonë se nuk ka një prioritet për arsimin. Po të shikoni 2.14% është buxheti i arsimit për 2024. Është premtuar 5% mbas protestës së studentëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco