Rama e pranon se Zonat e Mbrojtura do të shkatërrohen me ndërtime: Na duhet turizëm i luksit

Rama e pranon se Zonat e Mbrojtura do të shkatërrohen me ndërtime: Na duhet turizëm i luksit

11:00, 06/12/2023
A+ Aa A-

Pak ditë pasi 12 deputetë të Partisë Socialiste kërkuan t’i hapin rrugë ndërtimeve brenda Zonave të Mbrojtura nëpërmjet një ligji të ri, që sipas ekspertëve mjedisorë rrezikon shkatërrimin e tyre dhe bie në kundërshtim me direktivat e BE, kryeministri Edi Rama e përforcoi sot këtë ide, duke theksuar se kërkesa vjen sipas tij edhe nga një numër gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkive në vend.

Gjatë një aktiviteti për Vjosën si Park Kombëtar, Rama tha se kërkesa vjen për zhvillimin e këtyre zonave.

"Ne na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm. Përmes turizmit të luksit, njerëzit e zakonshëm marrin edhe të ardhurat më të mëdha. Jemi në një fazë të rishikimit të Zonave të Mbrojtura, që vjen pas një kërkese të një numri gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkisë që janë të vetëdishëm për konservimin e natyrës dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik dhe kombinimi i këtyre të dyjave është domosdoshmëri.

As fanatizmi i njërës palë për të kundërshtuar çdo gjë, dhe as pa diskutimi për të prekur çdo gjë në emër të zhvillimit, nuk duhet të na pengojë të gjejmë një ekuilibër harmonik.

Projekti i Vjosës si Park Kombëtar na fton dhe do të na udhëheqë," tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco