Pakti Rama-Meloni/ PD depoziton padinë në Kushtetuese, deputetja e Lezhës: Do i shkojmë deri në fund

10:54, 06/12/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese paktin e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Padia mban firmën e 28 deputetëve demokratë.

Deputetja demokrate e Lezhës, Lindita Metaliaj, foli për gazetarët pas depozitimit të kësaj padie.

“Ne kemi kërkuar deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën protokollin mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për forcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit.

Po ashtu kemi kërkuar pezullimin e procedurave për ratifikimin e protokollit mes qeverisë së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë,” tha ajo/

“Në cilësinë e deputetes së Lezhës, së bashku me grupin parlamentar, kemi vendosur që kësaj t’i shkojmë deri në fund sepse ne jemi në mbrojtje të interesit të qytetarëve.

Edi Rama nuk mund të vendosë për fatin tonë në shkelje të të drejtave të njeriut.

Kjo nuk ka të bëjë fare më marrëdhënien tonë me Italinë, të cilat do jenë gjithmonë e më të mira,” tha Metaliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco