Pushimet e padrejta nga puna/ Tili: Mbi 15 miliard lekë dëme të shkarkuara për 9 vite, heqjet politike janë një alarm

10:23, 06/12/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e ekonomisë Mirilda Tili ka deklaruar se shkarkimet e padrejta të punonjësve për arsye p[olitike janë një alarm në vend. E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Tili shprehet se pas 2013-tës janë mbi 15 miliard lekë të shkarkuara nga punonjës të pezulluar.

Sipas saj, pjesa tjetër më alarmante është slafi i pakualifikuar dhe shërbimi i munguar.

“Në kushtet që flasin sikur qoftë edhe një shkarkim të kishtë ndodhur, që do të thotë një pagë 12 mujore e dhënë dikujt sepse  është hyrë në hak, është alarm. Nëse janë këto vlerat ku janë mbi 15 miliard lekë të shkarkuara për 9 vite, të mendosh që këto shkarkime kanë ndodhur të padrejta dhe me bazë partie, kjo përbënë çudinë e madhe. Këta që kanë 9 vite, e njëjta qeveri, e njëjta parti ku çedojnë politikisht?!  Mund të aludojmë por dhe të na tregojnë që nuk kanë performuar siç duhet në parti dhe jo në vendin e punës. Bëhen fushatat, hyet në fushatë, kush ka performuar më mirë në fushatë do të dekorohet më një vend pune dhe më pas heqim atë që nuk ka performuar siç duhet në fushatë.

Këto heqje të padrejta në vitin 2023 për arsye politike është patjetër një alarm dhe për të mos folur më pas për një dëm shumë e shumë më të madh sesa 15 miliardshi, të punësosh njerëz të pakualifikuar. Shërbimi i keq, shërbimi i munguar, shpenzimi i kohës, energjisë që ti ke trajnuar një individ për të bërë punën dhe më pas ti e heq dhe merr një tjetër nga e para, këto janë kosto të pallogaritshme që ende nuk kanë formulë. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco