KAFE SHQETO/ Arsimi në Shqipëri si në Palestinë, Lili Sula: Nuk mbulohet financiarisht siç duhet

10:00, 06/12/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte Lili Sula, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike. Ajo ka komentuar gjendjen e arsimit në vendin tonë sidomos pas raportit të fundit të PISA, kur Shqipëria renditet në vendet e fundit në planet, njësoj si Palestina.

"Kam lexuar pak më gjerë raportin e PISA, megjithëse është voluminoz dhe kërkon kohën e vet, ndërkohe që dy tre volumet e tjera akoma nuk janë publikuar.

Ne nuk kemi pse të kemi këtë rënie prej 47 pikësh në shkencë dhe 69 pikësh në matematikë. Jepet një shifër e fryrë, kur flitet për pasojat e tërmetit. Të dhënat që kanë ardhur nga institucionet tona shtetërore nuk kanë qenë të sakta në lidhje me pasojat e tërmetit, por ngado që ta shohësh, të dhënat janë alarmante duke patur parasysh krahasimet e viteve me parë.

Fakti që studentët, nxënësit nuk e kanë marrë seriozisht, nuk kanë qenë të interesuar për testin e PISA, tregon kështu mosinteresimin e tyre, që do të thotë ka një lëshim total të arsimit, që nuk vjen nga nxënësit, por nga ata që e drejtojnë arsimin, vjen nga politikat qeveritare, vjen nga shteti.

Në e kemi theksuar edhe më përpara në disa dalje mediatike, por edhe si forcë politike, që arsimi nuk mbulohet financiarisht ashtu siç duhet. Qeveria, edhe pse ka premtuar para shumë vitesh se do e mbulojë me 5 përqind të qarkullimit të brendshëm bruto, nuk e ka arritur ketë dhe nuk është as në mesataren e vendeve te rajonit. Ne kemi folur edhe për shpopullimin, braktisjen e shkollës," tha Sula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco