Sharkim i punonjësve për çështje politike/ Pashaj: Është e ndaluar me ligj, inati politik ka lënë qytetarët pa punë

09:55, 06/12/2023
A+ Aa A-

Eksperti për çështjen e Punësimit Erald Pashaj ka komentuar historinë e rezultateve të heqjeve nga puna për arsye politike.

Në një lidhje me Skype për Kafe Shqeto në Syri Tv është shprehur se heqjet e padrejta nga puna për arsye politike janë shtuar ndjeshëm, edhe pse ky veprim është i ndaluar me ligj.

Ai shprehet se preteksti për të cilën ata justifikojnë heqjen nga puna të këtyre punonjëse janë paaftësia ose mosparaqitja në punë.

“Raporti referohet që ka heqje politike. Faktikishtme ligj nuk lejohet që ti të bësh shkëputje nga puna për heqje plitike por në rastin e Shqipërisë ky është preteksti, që do të thotë se do përdosh një pretekst tjetër që është paaftësia, mosparaqitja në punë, disiplina. Ndërkohë pas kësaj fshihet një inat politik  ose fakti që dikush nuk ka performuar siç duhet në këto rregullat partiake që ata kanë dhe arsyeja që ata i shkëpusin  është tjetër.

A ka arsye në botën e qytetëruar që ne aspirojmë të shkojmë dhe për kuriozitetin tuaj nuk ka asnjë të dhënë në google që në vëndet e zhvilluara, përfshirë dhe në vendet e rajonit, për arsye politike ti të shkëputesh nga puna.  Nuk ekziston më që ti ta heqësh dikë nga puna për arsye politike  sepse ai nuk është pjesë e kësaj familjes tënde politike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco