KAFE SHQETO/ Gjendja e arsimit në Shqipëri, Mehmeti: Nxënësit dhe mësuesit duhet të protestojnë

09:44, 06/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Ndriçim Mehmeti, ekspert Arsimi. Ai ka komentuar gjendjen e arsimit në vendin tonë sidomos pas raportit të fundit të PISA.

« Edhe në Vietnam ka zhvillime shumë të rëndësishme për sa i përket arsimit. Sepse e kane kuptuar se vetëm arsimi mund ta bëjë këtë vend më tërheqës mund ti bëjë njerëzit që të interesohen për vendin e vet. Ne kemi qenë e mbetemi një vend i bekuar nga perëndia dhe i mallkuar nga njerëzia. Është e pamundura që në një vend, me këto burime që ne kemi, me kete staf shume të mirë që kemi ne të universiteteve, të shkollave të cilët mjafton që të motivohen, mjafton që të ketë një trajnim shume të mirë. Por me mësues të cilët janë të keq paguar, ta patrajnuar me një shkollë thellësisht të politizuar që nga emrat e shkollave deri tek drejtimi i tyre ne skemi për të bërë hajër.

Prandaj sot me shumë se ulërima, duhet të vlejë një protestë e fuqishme. Një protestë e cila të vijë nga prindërit, të vijë nga nxënësit, të vijë nga mësuesit që ti thonë stop kësja mënyrë se si ne po arsimohemi në Shqipëri. Shkolla jonë nuk bën dot as edukim dhe as nuk jep dije. Shkolla është kthyer në një strehë.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco