Burimi sjell faktet: Pushteti keq punët me BE dhe mediat europiane

19:13, 05/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi ka deklaruar se situata politike në parlamentin shqiptar dhe aksionet e opozitës për të çuar të drejtat e tyre në vend mund të jenë kosto e madhe për qeverinë. Në një lidhje me Skype për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv Burimi shprehet se kjo çështje do përfundojë në tryezën e bisedimeve në Bruksel, dhe se kjo mazhorancë është e aftë sot të burgos më anë të SPAK anëtarë të opozitës.

“Sot kjo opozitë ka këtë fakt të jashtëzakonshëm që çështja mund të shkojë në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Nuk mund të kalohet më kështu rastet shqiptare. Mund të jetë kosto shumë e lartë sepse kjo opozitë sot po merr një rrezik shumë të lartë. Mund të kemi një anëtarë të opozitës që mund të përfundojë në pranga.

Mund të jetë një nga këta që sot në parlament po bëjnë këtë revoltë. Kjo mazhorancë është e aftë sot të kërcënojë që të dërgojë SPAK-un ti çojë në burgosje, pra t’i heqë dhe imunitetin. Vendi mund të hyjë në krizë politike . Ti vësh prangat si Erdogani thjeshtë sepse kërkoi të justifikohej ajo  ç’ka është zgjedhur, kjo s’mund të rrijë në Bruksel pa u trajtuar dhe perëndimorët do kenë presionine  shtypit perëndimor që po I hedh jehonë pikërisht kërkesave të opozitës.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco