Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Këshilli i Ministrave në Itali ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Këshilli i Ministrave në Itali ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

18:58, 05/12/2023
A+ Aa A-

Këshilli i Ministrave në Itali ka ratifikuar marrëveshjen e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Këshilli i Ministrave ka dhënë miratimin e tij për projektligjin që ratifikon marrëveshjen e lidhur mes liderëve të dy vendeve.

Marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni u firmos më 6 nëntor 2023 në Itali.

Sipas marrveshjes në Shqipëri do të ndërtohen 2 qendra për pritjen e emigrantëve. 2 qendrat do të jenë operative në pranverë të vitit 2024.

Sipas marrëveshjes, pritet të strehohen rreth 36 mijë emigrantë në vit.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga qeveria italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco