Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Dasho: Diktatorët bien, kur ngrihet qëndresa popullore! Kur mund të rrëzohet Putin, fundi i Ramës i afërt

18:55, 05/12/2023
A+ Aa A-

Mjeku Erion Dasho, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për aksionin e opozitës në parlament dhe gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend.

Dasho e quajti Edi Ramën një diktator qesharak, pasi është një njeri që ka diskretituar imazhin publik të vendit, duke dalë me çitjane dhe atlete në ato takime ndërkombëtare ku diskutohen fatet e botës.

Duke iu referuar zhvillimeve në Rusi, Dasho tha se kur një nga diktatorët më të fortë në botë, si Vladimir Putin u fut në vrimë të miut, nga kërcënimi i një bashibozuku si Prigozhin, atëherë nuk ka diktator të përjetshëm, pasi ata bien kur kundër tyre ngrihet qëndresa popullore.

Dasho: Historia tregon se nuk ka diktator që nuk përmbyeset dhe nuk ka diktator të përjetshëm. Diktatorët janë të përjetshëm dhe të fuqishëm vetëm kur tolerohen. Kur kundër tyre ngrihet qëndresa popullore, diktatorët bien. Dhe unë mora shembullin e Putin që njihet si një nga diktatorët më të fortë në botë, por ai u shkërmoq brenda 24 orëve nga një bashimbuzuk si Prigozhin dhe u fut në vrimë të miut 24 orë dhe të gjithë analistët thonë që nqs Prigozhin do të vazhdonte marshimin e tij drejt Moskës, sot Putin mund të mos ekzistonte më. Pra nqs një diktator si Putin mund të rrëzohet në një vend si Rusia, çfarë mund të thuash për Edi Ramën që është aq diktator sa edhe qesharak.

Është një njeri që na ka diskretituar imazhin publik të vendit tonë që del me çitjane dhe atlete në ato takime ndërkombëtare ku diskutohen fatet e botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco