VIDEO/ Çollaku: Rama dhe kabineti qeveritar të deklarohet a ka telefona SKY ECC. Në SPAK janë 1 milion faqe përgjime

18:27, 05/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur edhe për telefonat SKY Ecc, dosje e ardhur nga Franca.

Çollaku u shpreh se, Rama dhe qeveria e tij duhet që të deklarohen nëse kanë apo jo në përdorim nga këta telefona.

‘Ministri i Brendshëm, ai i Drejtësisë, kryeministri, kabineti qeveritar duhet të deklarohen nëse kanë apo nuk kanë telefona Sky Ecc. Ky është një deklarim moral, nuk përbën gjë.

Pavarësisht se si ata do të shprehen në një letër, që prap vetë do ta administrojnë, nuk e zhbëjnë dot dokumentacionin që është në Francë, pavarësisht përpjekjeve të Ballës për zhurmimin në TIMS, nuk e heq dot origjinalin që kanë amerikanët.

Gjithë të dhënat, pavarësisht se si i kanë përdorur, për keq apo për mirë. Për mirë për pazare e dallavere, jo për drejtësinë, nuk i zhbëjnë dot.

Në SPAK kanë mbërritur 1 milionë faqe.

Aty janë gjysma e qeverisë. Ministra, kemi ministra në këtë histori. Nuk është më thashetheme kjo histori.

Janë të përfshirë në këto dallaveret me banditët, në komunikimet me grupet kriminale. Konsumojnë vepra penale, prodhojnë para, investojnë, pastrojnë.

Janë dhe shtabe të përbashkëta elektorale pastaj që përfitojnë pushtet, mandate, bashki, ministra në administratë ku i kanë.

Krijohet një rreth vicioz nga i cili SPAK e shoh e ka të pamundur, duhet të dalë vetëm. Në këtë rast opozita është një ndihmë e madhe për prokurorinë e posaçme. Ata komisione, 8 kërkesa që ka bërë opozita për të krijuar komisione, janë 8 mundësi të reja se si të shtyhet përpara hetimi, të merren të pandehur këta zyrtarë, që vazhdojnë të jenë në zyra dhe kanë akses e dëshmi për të prishur prova, dëshmi e për të cenuar seriozisht cilësinë e hetimit.

Rama ka dosje vetë, ka telashet e vëllait. Ka telashet e oborrit familjar me dosje. Këta nuk janë telashe atmosferike, janë histori penale që kanë shkaktuar një dëm të madh financiar.

Janë përfitime, nuk do të rrimë të kërkomë vetëm offshore, sepse offshore është në mes të Tiranës’, u shpreh Basir Çollaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco