Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

VIDEO/ Kriza politike dhe heshtja e ndërkombëtarëve, Strazimiri: Diplomacia s’po luan rolin e saj

17:46, 05/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri ka folur në lidhje me krizën e vazhdueshme në Parlament, gjithashtu edhe për historikun e viteve më parë të këtyre krizave, në kohën e opozitës socialiste.

I ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Strazimiri shprehet se ka një diferencë në qëndrimin e ndërkombëtarëve ku nuk shihet të jenë të shqetësuar për mohimin e të drejtave të opozitës sot.

Ai shprehet se diplomacia nuk po luan rolin e saj.

“Politika e Edi Ramës që në sekondën e parë që ka qënë kryetar o opozitës ishte mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve edhe pse të ccertifikuara si standarteve më të larta ndërkombëtare dhe për pasojë bojkotimi i parlamentit, që në vitin 2009. Më tej do më duhet tju kujtoj që bllokimi i parlamentit vazhdonte për arsye të mosarsyes vetëm për të krijuar nëpërmjet Fylajve dhe Lajccakëve, për të krijuar atë që do të duhet të perceptohej në Europë si krizë politike e parlamentit. Atëherë opozita refuzonte të merrte pjesë në bisedimet për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Policia e qeverisjes së Sali Berishës është falenderuar nga kryetari i opozitës Edi Rama në atë periudhë. Menjëherë pas kësaj ditën e martë e më mbrapa ndërroj tekstin dhe filloj të bllokojë parlamentin. Sigurisht që kishte një shqetësim nga zyrtarët e Evropës që nuk është sot.

Parlamenti sot po bllokohet për një të drejtë themelore të opozitës, për të hetuar përmes hetimit parlamentar të pabërat e qeverisë, për të nxjerrë në shesh tranparencën dhe ato që qytetarët duhet ti dijnë. Në parlament nuk bëhet më dialog, nuk respektohet më rregullorja kështu që në këtë mënyrë ai parlament ka vdekur dhe nuk e ka vrarë opozita, e ka vrarë qeveria.

Ajo që më bën përshtypje është se nuk ka një diplomaci europiane, askush nuk po shqetësohet as për kriteret e Kopenhagenit megjithëse progresraporti i sapo dalë i raportit europian sheh me shqetësim që e drejta e garantuar me kushtetutë e opozitës për të hetuar përmes komisioneve hetimore parlamentare veprimet e qeverisë jo vetëm që janë nëpërkëmbur por masat që janë marrë ndaj deputetëve të opozitës janë 23 deputetë, më shumë se gjysma e grupit parlamentar”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco