Fredi Beleri refuzon SPAK-un, nuk dëshmon në cilësinë e të pandehurit

Fredi Beleri refuzon SPAK-un, nuk dëshmon në cilësinë e të pandehurit

16:41, 05/12/2023
A+ Aa A-

Fredi Beleri refuzoi të flasë në cilësinë e të pandehurit me kërkesë të dy prokurorëve të SPAK.

Në përgjigje të pyetjes së Gjykatës, Beleri tha: ‘Të isha në pozita të tjera do të doja shumë të flisja, por në këto kushte ku në dosje janë futur dokumente të falsifikuara, refuzoj të flas. Nuk kam besim tek kjo prokurori’.

Më herët gjykata pranoi kërkesën e SPAK, për tu lexuar dy dëshmitë e dëshmitarit Abdyl Rama të dhëna në prokurorinë e Vlorës dhe atë Speciale në Tiranë. Vendimi erdhi pas verifikimit të ardhur nga policia, për herë të tretë që nuk e gjente në banesë, dhe sipas TIMS, rezulton jashtë vendit pa adresë të përcaktuar që më datë 22 korrik 2023.

Dëshmitë janë kontestuar nga mbrojtja e Belerit me argumentin se ai duhet të sillet të dëshmojë në gjykatë. Më tej mbrojtja tha se ndaj Abdyl Ramës është bërë një kallëzim, çështje për të cilën tha se e ka në shqyrtim gjyqtarja Irena Gjoka, ndaj të cilës tha se nuk përjashtohet mundësia të kërkojë largimin e saj nga gjykimi i Belerit.

Mbrojtja vijoj se mosparaqitja e Ramës ka të bëjë me faktin se i ndruhet kallëzimit për deklarim të rremë. Seanca u shty për më datë 19 dhjetor në orën 14:30, me kërkesë të Prokurorisë pasi theksoi se duhet ti merret dëshmia në cilësinë e të pandehurit edhe Pandeli Kolaveshit i cili nuk mori pjesë në seancë.

Avokati i këtij i këtij të fundit Geri Gjyzari, tha pas seancës se të dy vëllezërit janë të akuzuar për falsifikim dhe janë gjithashtu sipas tij bashkëpunëtorë të policisë.

Seanca pati interesim të lartë të mediave greke dhe ambasadores së vendit fqinj që nuk ka munguar në asnjë seancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco