SYRI TV/ Denoncimi i ‘BF’ në bashkinë e Maliqit: Këshilltarja bashkiake e vulës, e dënuar

15:25, 05/12/2023
A+ Aa A-

Koalicioni bashkë Fitojmë në Maliq, i kërkon KQZ të verifikojë figurën e anëtares së Aleksanda Spahos, e cila është anëtare e këshillit bashkiak në Maliq. Kreu i Partisë së Lirisë, Faslli Zholi, u shpreh se Spaho ka qenë e dënuar me vendim gjykate. Aleksanda Spaho rezulton të jetë zgjedhur anëtare e këshillit bashkiak, me partinë e Vulës së Lulzim Bashës.

Syri tv

Kryetari i Partisë së Lirisë, njëherazi kreu i koalicionit Bashkë Fitojmë për këshilltarët në bashkinë e Maliqit, Faslli Zholi, bëri një denoncim për njërën nga anëtaret e Këshillit Bashkiak të Maliqit. Sipas Faslli Zholit, Aleksanda Spaho, e zgjedhur si anëtare e këshillit bashkiak Maliq me siglën e partisë së Vulës së drejtuar nga Lulzim Basha, rezulton të jetë e dënuar.

Faslli Zholi u shpreh se i ka kërkuar KQZ-s dhe Prokurorisë të nisë procedurat e verifikimit, me qëllim që Aleksanda Spahos t`i hiqet mandati i këshilltares bashkiake.

Aleksanda Spaho është dënuar me burg, por i konvertuar në 4 vite shërbim prove, pasi dyshohet se ka abuzuar me ndihmën ekonomike në fshatin Pirg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco