Argita Malltezi në politik? Gazetari: Mund të ndiqte dy rrugë, zgjodhi të përballej

Argita Malltezi në politik? Gazetari: Mund të ndiqte dy rrugë, zgjodhi të përballej

23:09, 04/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur për Kuvendin e “Rithemelimit” dhe shfaqjes së Argita Malltezit në politik.

Sipas gazetarit Koka, Argita Berisha Malltezi ka qenë gjithnjë e perënduar në politik e madje në vitin 2017 shumë zëra kërkuan që ta merrte ajo drejtimin e Partisë Demokratike.

“Argita Berisha ka qenë aty edhe në 2013, edhe në 2017 pas humbjes së Zgjedhjeve kishte shumë zëra që donin që Argita Berisha të merrte frerët. Këto zëra u përsëritën edhe në 2021”,-tha gazetari.

Megjithatë ai shtoi se në këtë situatë zonja Malltezi, për shkak të situatave në të cilën familja e saj ndodhet, ajo kishte dy rrugë, ose do përballej, ose do shmangej dhe ajo ka gjithë të drejtën të përballet.

“Fjalimin e saj mund ta lexonte kushdo dhe do ishte fjalim normal. Por fjalimi merr vlerë nga personi që e lexon. Ajo është vajza e Sali Berishës, por që i ka qëndruar larg politikës. Sot ajo është thirrur në kauzë. Në momentin që njeriu më i afërt i familjes tënde është në kulmin e një beteje juridike, e veshur totalisht politikisht. Në këtë pikë ka dy rrugë, ose do heshtësh, ose do përballesh. Zonja është e detyruar të hidhet në fushën e lojës, në terrenin politike, aty ku njeriu më i afërt i zemrës u sulmua politikisht”,-tha gazetari Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco