Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Çështja Beleri/ Shkullaku: Të flasësh për drejtësi të pavarur, që nuk është nën ndikimin e Ramës, është përrallë me mbret

21:47, 04/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, janë të qarta deklaratat e Edi Ramës, kundër Fredi Belerit.

Shkullaku tha se, të besosh se drejtësia është e pavarur dhe nuk është nën ndikimin e Edi Ramës, është një përrallë me mbret.

‘Mjaftojnë deklaratat e Edi Ramës, para zgjedhjeve, madje 3 orë para arrestimit të Belerit, që bëhej thirrje e hapur që ky maskara, dru, gdhë nuk mund të jetë kryetar bashkie i Himarës.

Pasi kryeministri dha këtë udhëzim, unë nuk mendoj se ka gjykatë neutrale në botë, që pas thirrjet të njeriu më të pushtetshëm arrestimi i tij na qenka i pafajshëm.

Pa u futur në kontekstin shqiptar që këtu bëhet masakër me votën.

Narrativa na çon drejt analizimit të fakteve të tilla; a janë këto raste të pësëritura të Edi Ramës, ndaj kundërshtarëve politikë. A ka qenë Edi Rama që nuk ka pritur 24 orë vendimin e gjykatës për të prishur hotele, pallate, godina. Pse, sepse ai ka dhënë urdhër, ka vajtur policia dhe e ka prishur, pa pyetur fare për vendim gjykate.

Në këtë rast, ajo që thotë Edi Rama, të flasësh për drejtësi të pavarur, që nuk qenka nën ndikimin e tij, kjo është një përrallë me mbret, që as ata të vetët nuk e besojnë se gjysma e tyre të vetëve kanë shkuar në burg prej Ramës.

E dyta, betimi ose jo i Fredi Belerit nuk është çështje e drejtësisë. Çështje e drejtesisë është fajtor apo jo, për një krim për të cilin ai akuzohet.

Betimi është çështje administrative.

Hashim Thaçit iu dha leje nga Gjykata Speciale, ku akuza e tij është ku e ku me atë të Fredi Belerit. Iu dha dy ditë leje, vizitoi njerëzit dhe u kthyer në burg.

Shteti i të drejtës nuk është shteti i dënimit, por i vërtetimit të fajit. Nuk ka represionin si qëllim në vetvete. Nuk mbahet njeriu në burg, e për më tepër një kryetar bashkie të cilin e kanë votuar njerëzit dhe presion të drejtojë bashkinë.

Çoje, të bëjë betimin, çoje prap në burg, por betimin nuk mund të ja mohosh.

Ky është i zgjedhur’, u shpreh Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco