Nënkryetari i Komisionit Europian: Nuk ka negociata me Shqipërinë nëse nuk zgjidhet çështja Beleri

Nënkryetari i Komisionit Europian: Nuk ka negociata me Shqipërinë nëse nuk zgjidhet çështja Beleri

20:27, 04/12/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas është treguar i rreptë dhe kritik ndaj qëndrimit të Shqipërisë për rastin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. 

“Asnjë kapitull i vetëm i anëtarësimit nuk do të hapet me Shqipërinë nëse çështja Beleri nuk zgjidhet”, ka thënë Margaritis Schinas për Neakriti.gr gjatë takimeve në selinë e Komisionit Europian në Bruksel.

Nënkryetari i Komisionit Europian vuri në dukje se deri më tani janë paraqitur 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Miqtë tanë në Tiranë, mendoj se e nënvlerësuan dimensionin europian të kësaj çështjeje”, tha ai, ndërsa në të njëjtën kohë komentoi vendimin për shtyrjen më 11 dhjetor të gjykimit ndaj Belerit që ndodhet në burg që prej 12 majit të këtij viti.

“Shqiptarët janë ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të dalin prej saj nëse nuk e zgjidhin”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco