Opozita vijon aksionin në Parlament/ Baçi: Kemi presion nga mazhoranca, duam të zbatohet rregullorja

Opozita vijon aksionin në Parlament/ Baçi: Kemi presion nga mazhoranca, duam të zbatohet rregullorja

17:40, 04/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i opozitës Luan Baçi i ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv ka folur në lidhje me krizën politike që po ndodh në Parlament dhe aksionin opozitar për të fituar të drejtat e tyre.

Ai është shprehur se normalizimi është në dorë të të zbatimit të ligjit nga mazhoranca, por mesa duket situata vjen në përkeqësim pasi, sipas Baçit deputetët e opozitës vazhdojnë të marrin presion dhe shantazhe nga mazhoranca.

“Kthimi në jonormalitet i seancave bëhet nga mazhoranca, nga kryeministri dhe qeveria e tij për arsye se nëse mazhoranca do të zbatonte rregulloren e kuvendit, ligjet, nuk do ti mohonte të drejtat opozitës absolutisht do të kishte një seanca, në komusione dhe kudogjetkë. Shpeshherë minutazhi I fjalës së opozitës cungohet nga mazhoranca. Opozita ka të drejtën e ngritjes së zërit dhe komisioneve hetimore parlamentare që është I vetmi mjet që i jepet opozitës për të bërë kontrollin mbi qeverinë.

Unë e shoh shumë të turpshëm dhe negativ, të dëmshëm për shoqërinë dhe qytetarët, dhe në dobi të qeverisë.

Ne nuk kërkojmë privilegj nga mazhoranca dhe as të na mëshirojë, por kemi një rregullore të kuvendit. Mbi bazën e rregullores së kuvendit, mbi ligjet dhe kushtetutën ushtrojmë të drejtën tonë si deputet të opozitës  dhe kërkojmë atë çka na jep kushtetuta. Këtë na e mohojnë.

Mazhoranca është destruktive dhe regimi I opozitën është nga deputetët vjen nga padrejtësia që I bëhet të drejtave tona dhe të sensibilizojmë qytetarët që ne po bëjmë punën që na keni ngarkuar dhe këta po na pengojnë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco