Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Shtyhet sërish Gjyqi për Belerin, avokati: Kushtetuta e garanton, VKM e ndalon

17:11, 04/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 11 dhjetor seancën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ka kërkuar lejen që të betohet para këshillit bashkiak.

Avokatët e Belerit shprehen se kjo e drejtë i është garantuar nga Kushtetuta, teksa interesit të gazetarëve nëse ekzistonte ndonjë variant tjetër për tu betuar, ata thanë se kjo nuk mund të bëhet si tek Lana, siç i kanë bërë të tjerët.

Syri Tv

Mbi argument proceduriale lidhur me afatet e kërkesave, është shtyrë në GJKKO seanca ku togat e zeza duhej të shpreheshin rreth kërkesës së Fredi Belerit që të lejohet të bëjë betimin si kryebashkiak I zgjedhur i Himarës.

Avokatët e tij thanë se përfaqësuesit e drejtësisë, janë nën trysninë politike, teksa nuk kursyen edhe ironinë, për zvarritjen e një vendimi përfundimtar.

Gjatë seancës edhe vetë Fredi Beleri ka dhënë pretendimet e tij, duke e konsideruar si politik vendimin e gjyqësorit për të mos u shprehur në kohë për kërkesën e betimit.

 “Ky është diskriminim politik. Ka vendime politike dhe pozicionime të kryeministrit përpara çdo seance. Nuk ndodh në asnjë shtet të botës që një humbës të vijojë të drejtojë. Kjo është një padrejtësi që duhet të marrë fund. Diçka që nuk pengohet me ligj, lejohet. Është parim kushtetues”.

E pranishme në seancë ka qenë edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Katerina Kamitisi.

Më 11 dhjetor në orën 14:00 do të zhvillohet seanca e radhës lidhur me kërkesën në fjalë, ndërsa këtë të martë pritet të ketë një tjetër seancë në procesin gjyqësor që ka nisur ndaj tij, që ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve.

Pas ping-pongut mes GJKKO-së, Apelit të Posaçëm, burgjeve e gjykatës së Durrësit, Gjykata e Lartë u shpreh përfundimisht se kërkesa e Belerit për tu lejuar të betohet, duhej të shqyrtohej nga Gjykata e Posaçme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco