Balla të kërcënojë kriminelët, po ja mbajti...!

Balla të kërcënojë kriminelët, po ja mbajti...!

15:40, 04/12/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Balla dhe Rama i kanë vënë zjarrin Kushtetutës, kontrollit parlamentar, të drejtave të opozites dhe sot kanë surrat e kërcënojnë.

Balla në krye të Ministrisë së inkriminuar deri në grykë, që ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës që rrijnë përqafe me kriminelet, vjedhin vota me ta, ndajnë tendera e koncesione me ta, guxon e kërcënon deputetët e opozitës.

Po ky Ballë e Ramë në mazhorancë me pafytyresinë më të madhe, po me këtë ligjin aktual, ngriten dy Komisione Hetimore për shkarkimin e Presidentit, ngritën gjithashtu Komision Hetimor edhe për Dik Martin etj.

Opozita kërkon në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe kushtetuese që të hetojë për aferat me miliarda euro të tyre dhe pengohet, kurse këta edhe ne maxhorance ngrënë komisione hetimore.

Këta i bllokojnë me dhunë Komisionet Hetimore, sepse po ky ligj sot gjoja nuk qenka i papershtatshem.

Edhe Progres Raporti i BE per Shqiperine i vitit 2023 thote qarte e zeza mbi te bardhe:

“ Argumenti i shumicës në të dyja rastet ishte që ka nevojë fillimisht të rishikohet ligji mbi Komisionet Hetimore Parlamentare, i cili është në proces. Gjithsesi, ligji aktual mbetet në fuqi,” vëren Komisioni Evropian.

Pra ligji eshte ne fuqi dhe duhet te zbatohet detyrimisht.

Bllokimi dhe pengimi mafioz i komisioneve hetimore eshte konfirmimi absolut i aferave dhe vjedhjes monstruoze te qeverise.

Kercenimet e Balles gezojne vertet kriminelet, por nuk e shqetesojne fare opoziten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco