Sula: Lufta është për të mbrojtur demokracinë, fondet e BE për bujqësinë kanë shkuar për ndërtim resortesh

15:16, 04/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e ora 15.00 në SYRI TV me moderatorin, Arnold Kariqi ishte deputeti i opozitës, Dash Sula.

Sula është shprehur se, ne nuk po e bëjmë luftën për Berishën, por ne e bëjmë në mbrojtje të të drejtave kushtetues ,që na janë garantuar me ligj dhe se qeveria pengon komisionet hetimore pasi aty ka çudira, ku fondet për bujqësinë kanë shkuar në ndërtiine hoteleve dhe resorteve.

"Kam një pyetje për kryeministrin dhe këdo, OLAF dhe BE përse i kanë pezulluar fondet për Shqipërinë, në bazë të thashethemeve ka pezulluar ajo IPARD 1 dhe IPARD 2.

Të jeni të sigurt që do të dalin xhevahire në komisionet hetimore pasi fonde për ngritjen e serave janë devijuar në ndërtime resortesh dhe kullash në breg të detit. Le të dalim ne blof s’ka pse mban merakun tonë kryeminsitr. Kushtetuta thotë se i takon pakicës të ngrejë një komision hetimor ose një e katërta e deputetëve të parlamentit, në vendimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2007.

Gjykata Kushtetuta thotë se mazhoranca nuk mund ta pengojë këtë komision por detyra e shumicës është vetëm të kërkojë një ndryshim ose formulim objektin e komisionit hetimor, por këto nuk kanë tentuar as të riformulojnë asgjë nga objekti por në mënyrë tinëzare rrëzuan të gjitha komisionet hetimore.

Ne nuk e bëjmë luftën për Berishën por ne do të përmbushim detyrën si deputetë të opozitës, jemi në një demokraci dhe është shumë e turpshme kjo që po ndodh. Është hera e parë që në 100% të kërkesave tona kemi të drejtë në atë që po bëjmë dhe kërkojmë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco