SYRI TV/ Koncesionet në sistemin e Shëndetësisë, pse Rama bllokon transparencën?

14:00, 04/12/2023
A+ Aa A-

Qytetarët shqiptarë paguajnë shërbime të pakryera për koncensionet në Shëndetësi. Të paktën kështu shprehen auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili në raportet e fundit ka konstatuar se në koncensionin e Check Up, vetëm në vitin 2022, koncensioni ka faturuar mbi 20 mijë raste për shërbim të pakryer me vlerë prej rreth 350 mijë euro. Por teksa janë konstatuar këto shkelje, qeveria po refuzon kërkesat e opozitës për të bërë transparencë.

Nga SYRI TV

Fatura të fryra për shërbime të pakryera dhe rrezik për jetën e pacientëve. Kjo është panorama skandaloze e zbatimit të kontratave koncesionare në Shëndetësi, sipas një raporti të publikuar pak javë më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dhe, pikërisht, transparenca mbi mënyrën e hartimit dhe zbatimit të kontratave koncesionare në Shëndetësi është një patate shumë e nxehtë për maxhorancën e Edi Ramës.

Opozita prej javësh po proteston në sallën e parlamentit, ku kërkon të drejtën e saj kushtetuese për ngritjen e disa komisioneve hetimore, mes të cilave edhe ai për koncesionet në Shëndetësi. Në përgjigje, maxhoranca e Ramës ka hartuar një ligj të ri për Komisionet Hetimore Parlamentare, i cili, në thelbin e tij ka bllokimin total të transparencës për abuzimet qeveritare. Shembulli tipik janë koncesionare në Shëndetësi.

Në dy prej këtyre koncesioneve, tek Kontrolli Bazë dhe Hemodializa, qeveria, nëpërmjet Fondit të Kujdesit Shëndetësor, paguan çdo vit fatura për shërbime të pakryera, ku vendin kryesor e zënë pagesat për “Check-Up”in e Vilma Nushit.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm për vitin 2022, koncesionari i drejtuar nga Vilma Nushi është faturuar për 20.172 raste për shërbim të pakryer, në një vlerë totale prej rreth 350 mijë euro.

Ndërkohë, në dy koncesionet e tjera të Shëndetësisë, atë të Sterilizimit dhe Laboratorëve, zbatimi i tyre, krahas abuzimit financiar, është shoqëruar edhe me risk të lartë për jetën dhe shëndetin e pacientëve.

Referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, tejkalimi i tavaneve buxhetore për shërbimin e Laboratorëve ka sjellë pasojë përkeqësimin e shëndetit të pacientëve nga moskryerja në kohë e analizave përkatëse. Ndërkohë që për Sterilizimi, të dhënat e publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe atë të rrjedhura nga hetimi i Prokurorisë SPAK, dëshmojnë se kjo kontratë përbënin gurin e kurorës në abuzimin me koncesionet në Shëndetësi.

Deri më tani, Prokuroria Speciale ka trajtuar vetëm çështjen e Sterilizimit, ndërkohë që prej disa vitesh në zyrat e saj janë dorëzuar kallëzime për të gjithë paketën e koncesioneve në Shëndetësi, të miratuar nga qeveria e Edi Ramës në kohën që ministër ishte Ilir Beqaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco