Taulant Balla thirrje prokurorisë që të burgosë opozitën

Taulant Balla thirrje prokurorisë që të burgosë opozitën

13:50, 04/12/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Balla ka reagur pas protestës thellësisht demokratike të opozitës në parlament. Në një shënim në faqen e tij në facebook miku i të gjitha bandave në Shqipëri pasi rilindja ka dhunuar kushteutën dhe i ka hequr çdo të drejtë opozitës parlamentare, u kujton kodin penal deputetëve që po luftojnë me diktaturën.

Ky është një kërcënim i hapur ndaj opozitës dhe demokracisë në vend.

Ja postimi:

Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg.

Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrësesi, duke përfitur apo duke u fshehur pas imunitetit!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco