Ish-Sekretari i Bujqësisë tallet me ministren Denaj: 6 milionë lopë s'pretendoi t'i kishte as Enveri!

Ish-Sekretari i Bujqësisë tallet me ministren Denaj: 6 milionë lopë s'pretendoi t'i kishte as Enveri!

13:46, 04/12/2023
A+ Aa A-

Përpjekjet e Ministres së re të Bujqësisë, Anila Denajt, e specializuar për menaxhim  bankar dhe pa asnjë lloj përvoje lidhur me bujqësinë dhe blegtorinë, për t’u shfaqur si e suksesshme në detyrë dhe me “fushëpamje” të gjerë, e kanë bërë qesharake në sytë e vartësve të saj dhe të njohësve të fushës.

Postimi i fundit i saj në rrjetet sociale ku flet për 6 milionë krerë lopë në Shqipëri nuk e kanë ndalur dot ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Vojo Bregun, të mos tallet me të. “Dikush ta informojë znj. Ministre që 6 milion krerë lopë nuk kemi pasur as në kohën e Enverit”, shkroi ai në Fb.

A ka të drejtë z. Bregu? Lexojeni vetë ç’ka shkruar ministrja Denaj në Fb:

Image

Në vijim, shifrat e INSTAT:

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco