Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zgjedh me short kryetarin e ri dhe anëtarët e rinj

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zgjedh me short kryetarin e ri dhe anëtarët e rinj

12:25, 04/12/2023
A+ Aa A-

Në Presidencë është hedhur sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024. Nga shorti me gogla rezultoi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do te drejtohet nga gjyqtari Sokol Ngresi.

Sokol Ngresi vjen nga radhët e Gjykates së Lartë. Me short u zgjodh edhe zëvendësuesi i tij, gjyqtari Dariel Sina.

Si anëtare nga radhët e Gjykatës Kushtetuese u zgjodhën Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, kurse si anëtare zëvendësuese, nga shorti me gogla doli emri i Mariana Seminit. Në garë ishin 9 gjyqtarë të Kushtetueses.

Një tjetër anëtare e KED si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça dhe si zëvendësues, prokurori Arqilea Koça.

Anëtare në Këshill si përfaqësuese e Gjykatave të Apelit rezultoi gjyqtarja Irena Brahimi. Anëtare e dytë do të jetë gjyqtarja Altina Nasifi, edhe ajo përfaqësuese e Gjykatave të Apelit, ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Prokurori Lazer Çardaku është zgjedhur anëtar i Këshillit si përfaqësues i Apelit të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm.

Po ashtu u zgjodh edhe prokurori Genti Xholi si përfaqësues në KED nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm kurse anëtare zëvendësuese do të jetë prokurorja Irma Balli.

Gjyqtari Ramiz Lala do të jetë anëtari i ri i Këshillit si përfaqësues i Gjykatës Administrative, kurse gjyqtari Bezart Kaçkini si anëtari i ri zëvendësues i Këshillit si përfaqësues i po kësaj gjykate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco