SYRI TV/ Berisha pret në takim deputetin e Forza Italia: E informova për zhvillimet dramatike në Shqipëri

19:43, 03/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka pritur në një takim deputetin e Forza Italia, Z. Alessandro Batilokio. Gjatë bashkëbisedimit me deputetin italian Berisha shprehet se e ka informuar z. Batilokio për zhvillimet dramatike të demokracisë shqiptare dhe rënien e institucionit të zgjedhjeve të lira. Ndër të tjera Berisha ka deklaruar se kjo situatë po e detyron Partinë Demokratike të përshkallëzojë aksionin e saj opozitar në çdo formë dhe në çdo mjet. 

SYRI TV

Deputeti i Forca Italia Alessandro Batilokio ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Kryetar i Komisionit Hetimor të Parlamentit Italian mbi sigurinë dhe degradimin e qyteteve, si dhe anëtar i Komisionit të Çështjeve Europiane. Z. Battilocchio, gjithashtu dhe sekretar për çështjet zgjedhore pranë Forza Italia, ishte shoqëruar në takim nga Z. Bardhok Doda, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Romë dhe Z. Indrit Hoxha, sekretar për diasporën pranë PD. Pas takimit kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se ka falënderuar zotin Batilokio për mbështetjen e dhene.

E falenderova Z. Battilocchio për fjalën e tij të përzemërt dhe për mbështetjen që Forza Italia i dha kuvendit të ditës së shtunë, duke i theksuar angazhimin tone të plotë në vijimin e marrëdhënieve historike mes dy forcave tona politike.  Gjatë shkëmbimit e informova Z. Battilocchio për zhvillimet dramatike të demokracisë shqiptare dhe rënien e institucionit të zgjedhjeve të lira. Ndërkohë që Partia Demokratike zhvilloi të shtunën të disatin proçes zgjedhor të brëndshëm gjatë dy vjeçarit të fundit, Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës jo vetëm nuk zhvillon asnjë proçes votimi për çdo nivel të saj, por prej 2013, i ka kthyer zgjedhjet demokratike në një farsë kriminale ku krimi sjell vota, e votat sjellin krimin në pushtet.

Kreu i PD është shprehur edhe për aksionin opozitar i cili pritet të përshkallëzohet në ditët në vijim.

Kjo situatë po e detyron Partinë Demokratike që përballë instalimit të këtij regjimi kriminal, të përshkallëzojë aksionin e saj opozitar në çdo formë dhe në çdo mjet që karakterizon trashëgëminë demokratike në gjenezë të historisë 30 vjeçare të PD-së.

Ndër të tjera Berisha ka shprehur se nën drejtimin e presidentit historik të Forca italia Z. Silvio Berlusconi, bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer, dhe ky bashkëpunim do të vijojë dhe në të ardhmen nën lidershipin aktual të Sekretarit të Përgjithshëm, Z. Antonio Tajani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco