VIDEO/ Bolton: Rusia do të donte shumë të krijonte trazira në Ballkan! Duan të krijojnë perandorinë ruse

19:05, 03/12/2023
A+ Aa A-

Ambasadori John Bolton është shprehur se Rusia do të donte shumë që të krijonte trazira në Ballkan për shumë arsye.

Gjatë një interviste për Fokus, me Robert Papën, Bolton theksoi se rusët duan të heqin vëmendjen nga Ukraina dhe se qëllimi i tyre është të krijonjë perandorinë ruse.

Bolton: Rusia do të donte shumë që të krijonte trazira në Ballkan, për shumë arsye. Mosstabiliteti në Ballkan është në interesin rus. E kemi parë që nga lufta në Lindjen e Mesme, ata duan që të heqin vëmendjen, e hoqën nga Ukranina. Ta çojnë tensionin në Ballkan është një mënyrë tjetër, është pjesë e përpjekjeve ruse, jo për të krijuar Bashkimin Sovjetik por për krijuar perandorinë ruse. E shikojnë Ballkanin si zonën e tyre të influencës. Unë e kuptoj se ka shumë mosmarrëveshje për Ballkanin Perëndimor. Rusia nuk është një vend mik atje për çdo vend që kërkon stabilitet dhe paqe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco