SYRI TV/ Vrasja e Liridona Ademajt, protestë edhe në Tiranë. Ambasadori Durmishi: Rasti ka shokuar Kosovën

12:23, 03/12/2023
A+ Aa A-

Një protestë u zhvillua mesditën e sotme para ambasadës së Kosovës në Tiranë me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë. Protestës iu bashkua edhe ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi.

“Unë dola t’iu takoj para derës së ambasadës. Është një iniciativë njerëzore dhe të falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën që është e shtanguar dhe në shok të vërtetë. Protesta juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për drejtësi për Liridonën dhe për çdo grua. Drejtësia të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco