Vasili: Zhvlerësimin mafioz e euros po shkatërron po rrënon ekonominë dhe qytetarët, SPAK teë veprojë!!

Vasili: Zhvlerësimin mafioz e euros po shkatërron po rrënon ekonominë dhe qytetarët, SPAK teë veprojë!!

17:17, 02/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur se zhvlerësimi i euros po shkatërron ekonominë e vendit.

Sipas Vasilit kjo është një lojë mafioze me zhvlerësimin artificial të eurosë po dëmton rëndë dhe p[o falimenton bizneset e qytetarëve.

Postimi:

Zhvlerësimin mafioz e euros po shkaterron po rrenon ekonomine dhe qytetaret, SPAK te veproje!!

Loja mafioze me zhvleresimin artificial te euros po shkaterron qytetaret dhe po falimenton bisneset dhe po godet shume rende ekonomine e vendit.

Ndersa ne vere u pretendua se gjoja zhvleresimi i euros erdhi nga turizmi i madh aktualisht eshte e njejta situate shume rende eshte serish edhe sot megjithse turizmi eshte ne nje nivel shume te ulet.

Euro po zhvleresohet pa u ndalur dhe eshte praktikisht ne minimumet historike te saj.

▪️Eksportet po ulen vazhdimisht dhe po cojne drejt falimentimit qindra bisnese se bashku me papunesine dhe humbjen e mijra vendeve te punes, qe kjo sjell si pasoje direkte.

▪️I gjithe bisnesi eshte i atakuar sepse renia e euros ndikon negativisht eksportet, pasi bizneset kanë kontrata, që janë kryesisht në euro.

▪️Kontratat e lidhura nga bisnesi për të njëjtën vlerë në euro, por te konvertuar në lek vlejne dukshem më pak duke ndikuar shume negativisht ne pakesimin e te ardhurave.

▪️Per shembull sektori i veshjeve dhe këpucëve që përbëjnë rreth 38% të eksporteve shqiptare, po përballet me vështirësi eksteme.

▪️Për 840 biznese vendase me 75 mijë të punësuar, humbjet janë rreth 9 milion euro në muaj, të krijuara këto vetem nga rënia e euros në tregun valutor.

🔹️Tek Qytetaret qe i kane te ardhurat në euro ky zhvleresim shkakton ulje te ndjeshme te konsumit sepse e njejta sasi eurosh vlen më pak ne lek.

🔹️Qytetaret dhe familjet e tyre , te cilet jetojnë me remitanca pra me para’, qe vijne nga te afermit e tyre, që jetojnë jashtë vendit, ndikohet shume negativisht, sepse vlera e të ardhurave të mbërritura në Shqipëri nuk ka më të njëjtën peshë si më parë kur konvertohet në lek

🔹️Ky zhvleresim sjell uljen e te ardhurave te atyre qytetareve qe marrin paga apo dividente te shperndare ne euro.

🔹️Kjo situate sjell gjithashtu zhvlerësim shume te ndjeshem të kursimeve të qyetareve qe kane depozitat e tyre në euro kur ato konvertohen në lek.

🔹️Norma më të ulëta interesi të ofruara për depozitat në euro.

P E R F U N D I M:

➖️➖️➖️➖️➖️➖️

Kjo loje mafioze shume e rrezikshme e Qeverise me zhvleresimin e euros ka vetem nje arsye themelore: pastrimin e çfrenuar te parave te pista.

Komisionit Ekonomik në OKB i ve vulen pastrimit te parave kur thote:

“Deri në 32 për qind e pronave rezidenciale dhe komerciale të shitura në gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë; pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare”.

Demi ekonomik dhe social eshte shume më i thelle dhe kohegjate se sa duket.

Kjo situate do te thelloje shpopullimin, varferimin, largimin e bisneseve nga vendi dhe kriminalizimin e metejshem te çdo segmenti te jetes dhe qeverisjes.

Banka e Shqiperise te denoncoje hapur te verteten dhe te heqe dore nga alibite shfajsuese per qeverine.

Qeveria duhet te heqe dore menjehere nga kjo afere shkaterruese me pasoja te pallogaritshme.

Drejtesia shqiptare dhe organet e hetimit te saj duhet ta kene objekt kryesor te punes se tyre hetimin e ketij spekullimi shkaterrimtar dhe rolit te qeverise ne te.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco