Berisha pritet me entuziazëm në sallë/ Nis punimet Kuvendi Kombëtar i PD

11:26, 02/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u prit me entuziazëm në sallën e Pallatit të Kongreseve.

PD po zhvillon Kuvendin Kombëtar, që nisi me himnin kombëtar.

Berisha mbërriti në sallë i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi.

Pas ngritjes së komisionit drejtues të Kuvendit Kombëtar, nisi verifikimi i mandateve.

Kuvendi shfaqi më pas një dokumentar ku tregohet se si është manipuluar procesi zgjedhor i 14 majit.

Në këtë Kuvend do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë Demokratike. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

ImageImageImage

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco