Boçi: Nga Kuvendi Kombëtar i PD, rezoluta për nisjen e aksionit politik

Boçi: Nga Kuvendi Kombëtar i PD, rezoluta për nisjen e aksionit politik

10:48, 02/12/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i Kuvendit Kombëtar të PD, z. Luçiano Boçi​, ka treguar për SYRI TV, vendimet që priten të merren sot në këtë takim të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

“Pak a shumë, gjërat janë të përcaktuara, - tha Boçi. – Kuvendi është një kuvend votëbesimi në shkakun e thirrjes së tij dhe partia përcakton piketat kryesore të aksionit të saj politik. Qëndrimet do të jenë të krerëve për aksionin politik, por dhe të diskutantëve të tjerë të cilët kanë shprehur dëshirën për të mbajtur fjalime si dhe do të ketë kërkesa të tjera nga salla. Jemi të hapur ndaj çdo lloj qëndrimi, qoftë edhe kritik apo mendim i lirë që vjen nga delegatët e Kuvendit, sepse të drejtën për të diskutuar, duhet të jemi shumë të qartë, e kanë delegatët e Kuvendit të PD.

Pyetje: A do të ketë një rezolutë, siç kemi parë më herët në Këshillin Kombëtar? A do të votojnë delegatët një rezolutë për aksionin opozitar?

Boçi: Po, ka një rezolutë, rezolutë që do të artikulohet nga Nënkryetari i PD, sikurse krahas rezolutës ka dhe një propozim nga Kryesia e PD-së për ndryshim statuor të nenit 63 që ka të bëjë me funksionet e Këshillit Kombëtar si organ kryesor vendimmarrës i PD-së, por theksi kryesor do të vendoset tek rezoluta, tek miratimi i saj që përcakton bazën politike të nisjes të aksionit politik të opozitës në ditë dhe në muajt në vazhdim.

Pyetje: Duke parë edhe situatën se ku ndodhet PD, duke parë edhe betejën në parlament, a ishte i domosdoshëm ky Kuvend Kombëtar i PD në këtë moment sot? Një mendim edhe për deputetët që bëjnë betejën me deputetët e tjerë në parlament, por sot kanë zgjedhur që të mos jenë në këtë kuvend, pasi nuk  kanë qënë pjesë e këtij procesi që në fillim.

Boçi: Nga përvoja ime politike, unë mendoj se Kuvendi ka ardhur në momentin e duhur. Shkaku është shkak zgjedhor, por që lidhet ngushtë edhe me situatën politike. Të dyja shkaqet janë bashkë, pasi ne e dimë se si u përcollën zgjedhjet, si u grabitën, si u vendos në funksion e gjithë administrata, si u kriminalizua shteti dhe si shteti bashkëpunoi me falangat e krimit në qytete të caktuara për të rrëmbyer votën e qytetarëve, për ta devijuar, për ta blerë atë. Dhe duke qënë se ka ardhur në momentin e duhur politik të ngritjes dhe frekuencës së luftës politike edhe në parlament, ky Kuvend është shumë i rëndësishëm, në radhë të parë për mesazhet politike, për përcaktimin e piketave të aksionit, por edhe për frymën përbashkuese që përcjell.

Vërtet ata deputetë kanë zgjedhur që të mos jenë prezentë, sepse e dinë që mund ta bëjnë lajm, por nuk është lajm, sepse Kuvendi ka të bëjë me situatën zgjedhore në radhë të parë dhe pastaj përcaktimi i aksionit politik dhe në situatën zgjedhore. Grupi që sot është i bashkuar besoj se ishte më distant përgjatë zgjedhjeve dhe për etikën e tyre politike dhe për moralin e drejtë të tyre politik, nuk kanë qenë pjesë e fushatave zgjedhore dhe prandaj sot kanë zgjedhur të mos jenë prezentë për të treguar një qëndrim të drejtë dhe objektiv ndaj gjithçkaje, proceseve që ndodhin brenda PD-së. Ata aspirojnë për bashkimin, kanë bërë betejat e bashkimit, do të vazhdojnë për bashkimin, janë shprehur për sakrifica akoma më të mëdha për të frymëzuar edhe anëtarët e PD-së dhe qytetarët e besoj se kjo mjafton që të dëshmojë që vërtet brenda PD-së kemi një proces bashkimi. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco