McGonigal e pranon në gjyq: Kam punuar për të futur njerëzit në listën e sanksioneve të SHBA

McGonigal e pranon në gjyq: Kam punuar për të futur njerëzit në listën e sanksioneve të SHBA

10:41, 02/12/2023
A+ Aa A-

Charles McGonigal, ish-agjenti i lartë i FBI-së, doli sërish përpara një gjykate në Nju Jork në lidhje me të ashtuquajturën dosje ruse.

Sipas Inner City Press, ai është shpallur fajtor se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska për të shkelur sanksionet amerikane. Po ashtu, ai akuzohet për pastrim parash.

McGonigal kërkoi përpara gjykatës që të mos bëjë burg për krimin e kryer.

“Kam pranuar të mbledh informacione nga burime të hapura për një konkurrent biznesi të Oleg Deripaskës, në përpjekje për ta futur atë në listën e sanksioneve të SHBA. E dija që ishte gabim. Dua t’ju falënderoj që më trajtuat me drejtësi,” tha McGonigal me zë të thyer.

Vendimi për këtë dosje pritet të jepet më 14 dhjetor.

Ndërkohë më vonë pritet të jepet edhe vendimi për të ashtuquajturën dosje shqiptare të McGonigal.

Edhe për këtë dosje, McGonigal ka pranuar të gjithë pikat e saj, çka nënkupton se ai ka implikuar të gjithë personat që dalin në aktpadi.

Personi më i rëndësishëm është kryeministri Edi Rama, që shfaqet plot 14 herë në këtë aktpadi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco