Baçi: S'ka sens të bllokohen komisionet hetimore, nisma e PS-së e pakonsultuar

Baçi: S'ka sens të bllokohen komisionet hetimore, nisma e PS-së e pakonsultuar

08:53, 02/12/2023
A+ Aa A-

Për deputetin demokrat Luan Baçi nisma e Partisë Socialiste për komisionet hetimore parlamentare e prezantuar nga Ermonela Felaj është një nisëm e pakonsultuar.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Baçi theksoi se është është pa sens që të bllokohen ngritjet e komisioneve hetimore parlamentare nga ana e mazhorancës.

“Çdo nisëm që bie ndesh me Kushtetutën është e papranueshme. Përveç kësaj është një nisëm e pakonsultuar dhe që bëhet vetëm e vetëm për të denigruar opozitën.

Zgjidhja është tek reagimi i qytetarëve dhe moslejimin e instalimit të diktaturës në vend.

Veprimtaria e Komisionit hetimor për incineratorët e tregoi qartë implikimin e mazhorancës në afera të pastra korruptive, ndaj kjo nisëm bëhet vetëm për të penguar dhe zbehur rolin e opozitës sa i përket rolit të monitorimit dhe instrumentit që ajo ka për të vënë para përgjegjësinë qeverinë e cila nuk ndalet dhe nuk pyet për asgjë, por vazhdon e qetë në aferat e saj korruptive.Po ashtu, kjo nisëm bëhet edhe për të penguar rolin e vetë komisioneve hetimore parlamentare. Incineratorët kanë mbetur në hetimet vetëm në letër, pasi pagesat për to vijojnë pa shkëputje”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat Luan Baçi.

Lidhur me Kuvendin Kombëtar të demokratëve që do të mbahet të shtunën, Baçi theksoi se mbledhja e tij nuk është suprizë, por është një organizim i thirrur me kohë.

“Është një Kuvend i zakonshëm, ndoshta pak i vonuar, por jemi hasur me probleme të paparashikuara.

Patjetër që çështja kryesore është votëbesimi i kryetarit të PD-së, do të ketë një rezlutë të Kuvendit dhe do të jetë një aktivitet që do t’i japë një frymë të re aksionit të ri politik të opozitës.

Patjetër që besoj se nesër do të ketë rikonfirmim të z. Berisha në krye të PD-së”, theksoi Luan Baçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco