VIDEO/ Ndërmarrja e Eventeve tender 270 mijë euro për dekoret e Vitit Të Ri, që do të dorëzohen në Shkurt

21:38, 01/12/2023
A+ Aa A-

 

Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet urimeve dhe argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave te kuruara me kujdes dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Gjithashtu shpirti festiv kalon nga një njeri tek tjetri edhe përmes zbukurimeve dhe ndriçimeve vezulluese, qe vendosen disa jave përpara nisjes se festive dhe për këtë Bashkia e Tiranës ka nisur punën për të krijuar atmosferën e ngrohtë të festave te fundvitit duke angazhuar si gjithmonë Ndërmarrjen e Dekorit dhe Eventeve, e cila përbëhet nga 25 persona, qe kane detyre primare zbukurimin e qytetit ne dite festash.

Për ta bërë sa më mirë këtë punë, dy persona nga stafi i kësaj ndërmarrjeje kane udhëtuar nga data 7 deri në 12 tetor drejt qytetit Guangzhou të Kinës, qe mbahet si një nga vendet me te bukura ne bote qe duhet vizituar të paktën një here ne jete.

Dhe pasi kanë parë nga afër Canton Tower, apo Sun Yat Sen memorial Hall, delegatet e dekorit të bashkisë Tiranë, duket se kane shfrytëzuar ditët e qëndrimit për të mësuar me shumë për dekorimin sa më spektakolar të qytetit në ditë festash.

Pas kthimit në Tiranë dhe pas një vizite që kushtoi disa mijëra euro për buxhetin e Bashkisë, ku 3600 euro shkuan vetëm biletat,ndërmarrja e dekorit hartoi dokumentet për të blerë zbukurime për festat e fundvitit.

Tenderi i parë me vlerë 100 milionë lekë u hap në datën 9 nëntor dhe kishte si afat të fundit dorëzimin e ofertave nga kompanitë private datën 20 nëntor.

Aty kërkohej të lidhej një marrëveshje kuadër për blerjen e dritave për realizimin e një Mega Tree 22 m RGB Pixel e animuar, e renditur mirë, e kontrolluar nga kompjuteri që të jetë e ndërtuar për ndryshimin e ngjyrave LED. Me pajisje elektronike të cilësisë më të mirë për instalimet e jashtme dhe të mund të programohet me animacione të sekuencave sipas kërkesës.

Afati i dorëzimit 7 ditë pas nënshkrimit të kontratës.

Por ketu ka nje problem, sepse nëse sipas ligjit vlerësimi i ofertave bëhet brenda një periudhe 10 ditore dhe nëse presim një tjetër afat prej 3 ditësh që nuk ka ankesa, presim dhe të paktën 2 ditë për nënshkrimin e kontratës dhe 7 ditë për dorëzimin e pemës së animuar, mund të arrijmë maksimumi që të kapim Krishtlindjet, ndërsa datën 6 dhjetor kur ndizen dritat e pemës duhet ta harrojmë. Por nuk mbaron me kaq!

Ndërmarrja e dekorit u kujtua në fund të nëntorit për të hapur dy procedura të tjera për blerjen e dritave Led dhe shiritave të ndricimit. Për këto do të shpenzojë plot 175 mijë euro të tjera.

Afati i fundit për dhënien e ofertave ishte data 27 nëntor, ku nëse llogaritim 10 ditë vlerësimin e tyre, 3 ditë që nuk ka ankesa, lidhjen e kontratës dhe dorëzimin e mallit ku është vendosur si kusht që 60% e tij të dërgohet brenda 5 ditësh, vështirë që të arrihet zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit.

Ajo që bën më shumë përshtypje është afati i fundit për kohëzgjatjen e marrëveshjes për dorëzimin e dekoreve që është deri në 60 ditë, datë që përkon më së miri me Vitin e Ri Kinez.

Fundja vizita ne Kine paska patur një qellim. Por sidoqoftë, na duhet nje konfirmim, prandaj me mire te pyesim shefin e madh.

‘Ky tender është bërë për vitin tjetër. Bashkia i ka mbyllur për këtë vit dekoret dhe ka punuar për vitin e ardhshëm.’- tha drejtori i Ndërmarrjes, zoti Cule.

Shikoni pak këtë dokument, afati i lëvrimit te fondit është brenda 7 ditëve nga data e nënshkrimit te kontratës, pra afat i përshpejtuar kur kihet parasysh afati normal 30 ditor.

Përveç mundësisë se një neglizhence qe ka çuar ne këtë vonese, dhe ka detyruar drejtorin te përshpejtoje procedurat, këtu lind edhe një tjetër dyshim: Ai i paracaktimit te fituesit.

Flamujt e kuq qe ngrëne njësite e auditit zakonisht ne procedurat e prokurimit publik, kane te bëjnë me afatin e dorëzimit te mallit. Nëse lihet një kohe shume e shkurtër, jo te gjithë operatoret ekonomike, kane mundësi te gjejnë dhe dorëzojnë sasinë e kërkuar brenda 7 ditëve, prandaj konkurrenca ulet, dhe bashke me te edhe mundësia për te patur shume oferta qe natyrshëm do te jepnin një çmim me te favorshëm.

Perse u zgjodh te hapej gara ne fundin e vitit, ne kohen e pikut te kërkesave për zbukurime dhe dekore, kur mund te behej ne një periudhe pas festave dhe normalisht çmimet do te ishin shume here me te lira.

Ndërkohe qe ne ende nuk e dimë nëse dekoret me vlere 270 mije euro i kanë blere për datën 31 dhjetor apo për 10 shkurtin, festën e Vitit të Ri në Kinë, që këtë herë është e shenjës së dragoit.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco