Krimi makabër në Kosovë, Gjokutaj: Fundi i një shoqërie që pretendon të quhet njerëzore

Krimi makabër në Kosovë, Gjokutaj: Fundi i një shoqërie që pretendon të quhet njerëzore

21:04, 01/12/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë mbrëmjen e kaluar ku mbeti e vrarë Liridona Murseli.

Gjokutaj ëhstë shprehur se CV e tij e përjashton versionin e autorësisë në vrasje por ja që prapa asaj fytyre aktruese në dëshpërim fshihet kafsha vrastare, krimi në familje, femijët jetimë, shoqëria e plagosur, femra e dhunuar dhe vrarë, akte të padenja jo vetëm për njerëzimin por për çdo gjallesë të planetit tonë.

Postimi:

Shikojeni fytyren ne rreth! Eshte bashkeautori i vrasjes se bashkeshortes se tij qe pret ngushellime dhe merr pjese ne varrimin e saj! Quhet Naim Murseli! Ish keshilltar i Behgjet Paçollit! Baba i dy femijeve! Me boll leke saqe paguan shtrenjte edhe per vrasjen e Liridones se ndjere! CV e tij e perjashton versionin e autoresise ne vrasje por ja qe prapa asaj fytyre aktruese ne deshperim fshihet kafsha vrastare, krimi ne familje, femijet jetime, shoqeria e plagosur, femra e dhunuar dhe vrare, akte te padenja jo vetem per njerezimin por per çdo gjallese te planetit tone!

Sot ai u arrestua ndersa viktima e tij, nena e dy femijeve ne moshen me te bukur 33 vjeçare hyri ne dhé!

Por kurrsesi arrestimi i “hienes” qe kafshoi familjen e tij nuk e vendos drejtesine dhe nuk rikthen jeten e Liridones se ndjere! Sepse te tilla hiena dhe shume si ky enden rrugeve, dhunojne familjet, shkojne te qete ne pune madje bejne edhe karriere ne politike dhe biznes duke qene rrezik potencial per jete te tjera grash, vajzash dhe nënash!

Fundi i nje shoqerie qe pretendon te quhet njerezore!

Prandaj kjo ngjarje qe ka tronditur mbare opinionin boteror per shkak edhe te mekanizmit te kryerjes se saj me alibi qe mundesonte konsiderimin e vrasesit ne viktime duhet te na bejne te gjitheve vigjilente dhe reagues ndaj çdo sjelljeje te dhunshme sado e vogel qofte ne pamje!

Kjo ngjarje therret ne apel Policine e Shtetit qe ne disa raste nuk denjon as te marre kallezimin e grave apo vajzave me psikologjine maskiliste se femra eshte gjithmone fajtore dhe eshte veçse nje send qejfi per burrat!

Prokurorite dhe Gjykatat gjithashtu duhet te jene intolerante ne ratet e krimit ne familje dhe posaçerisht ndaj femres!

Ligjvenesit me emergjence duhet te ashpersojne legjislacionin dhe sanksionet e tij per kete kategori krimesh sidomos!

Por keta “Naimë” denimin e pare duhet ta marrin nga opinioni publik dhe kurajoja civile e cila kur eshte ne kembe bën te mundur shpetimin e “Liridonave”!

Liridona e ndjere nuk e sheh dot me vazhdimin e jetes dhe fundin e Naimit sado rende te denohet ai!

Ama Naimit dhe Naimërve qe kane ndermend te vrasin e dhunojne u duhet dhene çdo dite denimi yne deri sa ta kuptojne se tmerri i tyre pa fund eshte me torturues sesa fundi i tmerrshem i nje viktime! G 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco