Nesho: Rama po e pengon qëllimisht anëtarësimin në BE, qëllimi i tij është vetëm vjedhja dhe korrupsioni

18:53, 01/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisioni Syri Digjital me moderatorin, Bledi Marku ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho.

Nesho është shprehur se BE nuk duhet të mbyllë sytë përpara klientelizmit të Ramës por ta analizojë me vëmendje rrëshqitjen e demokracisë drejtë një autokraci që po ndodh në Shqipëri.

"Keni të drejtë kur vlerësoni të gjithë ecurinë e mesazheve që Shqipëria jep në procesin e integrimit evropian dhe po ta shikosh kemi pasur një justifikim nga regjimi  rilindjes i cili gjithmonë ka dështuar për të realizuar kërkesën e popullit shqiptar për një integrim të shpejt e kjo ka filluar që kur Rama kritikonte parlamentarët dhe francezët dhe më pas vetëm shtoheshin justifikim e kjo na jep mendimin se këtu ka diçka që nuk shkon.

Rama nuk e ka përparësi që të fusë Shqipërinë ne BE pasi aty do të japë llogaridhënie për të gjitha shkeljet që ai bën dhe korrupsionin galopant e kjo nuk është në interes të Ramës. Në perëndim gjithmonë ka disa parime dhe vlera që janë të panegociueshme dhe kjo është letra që Greqia  i ka dërguar Brukselit për shkeljet që regjimi bën në Shqipëri.

BE duke mos krijuar dy nivele të diskutimit dhe analizimit do ti japë të drejtë Greqisë dhe nuk është e drejtë që Shqipëria të penalizohet vetëm për interesat e Ramës. Greqia duhet të mendojë për shqiptarët dhe shtetet e tjera evropiane të mos jenë indiferente përpara klientelizmit dhe servilosjes së kryeministrit Rama por ta shikojë me seriozit se ku është niveli i shtetit të së drejtës sepse dy partnerët tanë lokal si Greqia dhe Italia kanë mbyllur sytë përpara Ramës dhe regjimit të tij. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco