Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Rama shpërblen drejtësinë, u rrit pagat për vitin 2024

17:43, 01/12/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi nen për nen projektbuxhetin e vitit 2024, i cili tashmë i kalon Kuvendit në seancën e 7 dhjetorit. Ndër të tjera maxhoranca pranoi edhe kërkesën e 19 institucioneve, kryesisht të drejtësisë për fonde shtesë. 1.1 mld lekë do ti shtohen buxhetit të këtyre institucioneve, ndërsa shtesën më të majme e ka marrë SPAK-U, me 320 milionë lekë. Po kaq lekë kanë shkuar shtesë edhe për sigurinë kibernetike, ndërkohë që burgjeve ju dyfishua buxheti.

Nga SYRI TV

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shpërblyer drejtësinë, duke alokuar fondin shtesë që ka ka kërkuar, për rritje pagash.

Kështu Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi këtë të premte nen për nen buxhetin për vitin 2024, ku pranoi edhe shtesën e fondeve prej 1.1 miliardë lekë për 19 institucione, kryesisht të drejtësisë.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, dhe Drejtoria e Burgjeve kanë marrë më shumë fonde shtesë, gati 50% të buxhetit që u ishte caktuar. Kështu SPAK do të marrë 320 milionë lekë shtesë, ndërsa 100 milionë lekë shtesë do të shkojnë për drejtorinë e Burgjeve. E majme është shuma edhe për KLGJ me 133 milionë lekë shtesë, dhe Gjykatën e apelit me 105 milionë lekë, ndërsa 50 milionë lekë shtesë do të ketë edhe për Prokurorinë e Përgjithshme

Ndërkohë për Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik u shtuan 320 milionë lekë për të rritur sigurinë kibernetike.

Në total shtesat e buxhetit arrijnë në 1.123 miliardë lekë dhe shtesat e stafit janë 63 punonjës të ri në institucionet publike. Pas miratimit në komisionin përgjegjës, projekt buxheti i vitit 2024 i kalon tashmë Kuvendit në seancën e 7 dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco