VIDEO/ Balliu: Nuk ka zgjidhje tjetër, ose me qeverinë ose me Shqipërinë

17:06, 01/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për Kuvendin Kombëtar të PD dhe aksionin e opozitës së bashkuar ishte shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.

Balliu është shprehur se deputetët e PD kuvendin kombëtar e kanë çështje të dytë pasi sot e rëndësishme është rrëzimi i pushtetit kriminal të Edi Ramës përpara se ai ta shkatërroi Shqipërinë.

"O me Shqipërinë ose me qeverinë jam unë. Se kjo është një qeveri anti-shqiptare është një qeveri për Vuçiçin, pasi ai e do shumë ndërsa shqiptarët nuk e duan këtë qeveri. Edhe këtej edhe andej nuk ka.

Ne mund të kemi zona gri diskutimi për mënyrën se si bëhet, për një ligj të caktuar nuk them se çdo gjë është ashtu si e  themi ne por të paktën kur vjen puna te përballja me qeverinë nuk ka një zonë gri aty ka o pro ose kundër.

Unë besoj se ne duhet ti bashkohemi Shqipërisë në përballjen me qeverinë pasi edhe kjo ëstë primare për opozitën dhe do ti bashkohet kësaj lëvizje kur ata ta shohin se sa serioze dhe se sa e sinqertë është ky aksion. Ne e kemi detyrën për ta bërë këtë zije se kemi zgjedhur te jemi në përballje me qeverinë pasi nuk na ka detyruar kush të jemi aty por e kemi zgjedhur vetë. Protestuesit na kanë mbështetur edhe njerëzit pavarësisht se u tradhtuan nga Basha."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco