Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Balliu: Çështjet e brendshme të PD janë dytësore, si fillim duhet të largohet regjimi kriminal i Ramës

16:46, 01/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për Kuvendin Kombëtar të PD dhe aksionin e opozitës së bashkuar ishte shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.

Balliu është shprehur se deputetët e PD, kuvendin kombëtar e kanë çështje të dytë, pasi sot e rëndësishme është rrëzimi i pushtetit kriminal të Edi Ramës, përpara se ai ta shkatërroi Shqipërinë.

"Divergjencat për çështje të brendshme të PD-s nuk janë jetike në këtë moment, unë mund të ndahem në shumë çështje me zotin Bardhi, por ne duhet të biem dakord me vetëm një pikë që është rrëzimi i Ramës, ne duhet të shkatërrojmë këtë regjim kriminal përpara se ky regjim të shkatërroi Shqipërinë.

Bardhi dhe të gjithë deputetët e opozitës kanë treguar se dinë të bëjnë aksion opozitar dhe ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare ndërsa mediat Shqiptare shumica e tyre nuk e kanë pasqyruar.

Ne jemi shuam të qartë sa i përket aksionit opozitar dhe çështjet e tjera janë dytësore dhe do të gjejnë zgjidhje në momentin e duhur, sa i përket ftesës  në Kuvendin Kombëtar asnjë prej atyre deputetëve nuk ka nevojë të marrin ftesë pasi janë me statutin e ri anëtare të këshillit kombëtar të PD. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco