Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

VIDEO-SYRI TV/ Me votat e PS-së Bashkia Elbasan rrit tarifat për qytetarët, opozita kundër

16:21, 01/12/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Elbasanit miratoi paketën fiskale 2024 që rrit tarifat për qytetarët dhe biznesit me 25%. Ky vendim u kundërshtua nga këshilltaret e opozitës të cilët e cilësuan si te palogjikshëm dhe rëndon ekonominë e familjeve të Elbasanit. Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se shpenzimet për shërbimet bashkia duhet ti ndajë me qytetarët.

Nga SYRI TV

Mes debatesh, kundërshtive te opozitës dhe forcës se kartonit të mazhorancës, Këshilli bashkiak Elbasan miratoi Paketën Fiskale 2024, që parashikon rritje me 23-25 % të tarifave të shërbimeve dhe taksat për biznesin.

Për këshilltarët opozitarë kjo rritja është e palogjikshme që rëndon ekonominë e familjeve të elbasanasve të cilët çdo ditë e më shumë varfërohen dhe shtohen te lista e ndihmës ekonomike.

Përballë kritikave të këshilltarëve të opozitës se rritja e tarifave do të preki drejtpërsëdrejti familjet elbasanase, kryebashkiaku Gledian Llatjau justifikua duke thënë se nuk mundet që bashkia të paguajë e vetme shërbimet por duhet ti ndajë me qytetarët.

Në të njëjtën linjë me kryebashkiakun tyre u shprehën edhe këshilltarët e majtë. Ata e konsideruan të papërfillshme rritjen që pësojnë disa tarifa.

Këshilli Bashkiak Elbasan votoi me 28 vota pro dhe 14 kundër Paketën Fiskale 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco