Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO/ Bregu: Paratë e korrupsionit dhe ato të pista rrisin çmimet e banesave

15:58, 01/12/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Klajdi Bregu ka folur në lidhje me raportin e OKB i cili tregon se Tirana renditet si një nga 7 qytetet me çmimet më të papërballueshme të apartamenteve.

I ftuar në Edicionin e Mesditës me moderatorin Arnold Karriqi, në SYRI TV, Bregu shprehet se ky fenomen ndodh në vende ku nuk funksionon shteti dhe se bizneset duhet të jenë afër pushtetit për tu zhvilluar.

Ai shprehet se po cënohen vlerat shoqërore.

'Një nga gjërat që ne duhet të kemi parasysh është që një pjesë e madhe e ekonomisë shqiptare është e përqëndruar në Tiranë. Edhe pse të ardhurat tona nuk janë shumë të larta, kemi shumë individë që kanë të ardhura të mjaftueshme për të investuar.  Shqëtësimi që kam shprehur është për paranë e pistë.

Këtë ne nuk e dimë me çfarë mase na ndikon sepse është shumë problematike sepse kjo para e pisët nuk krijon vlerë në shoqëri. Kur kemi korrupsion, kur kemi individe që merren me aktivitete të jashtëligjshme ne si shoqëri dëmtohemi herën e parë, herën e dytë dëmtohemi kur ky korrupsion e këto aktivitete të jashtëligjshme përdoren për të rritur çmimet dhe i bëjnë të papërballushme për njerëzit normal.

Kjo ndodh shpesh dhe më shumë në vendet ku shteti nuk funksionon ashtu siç duhet. Aktiviteti ekonomik është përqëndruar shumë afër pushtetit sepse në Shqipëri shumë pjesë e madhe e bizneseve që të zhvillohen, që të ecin përpara duhet të jenë afër pushtetit dhe përfitojnë nëpërmjet pushtetit.

Një pjesë shumë e madhe e këtyre individëve që merren me korrupsion apo që merren me aktivitete të jashtëligjshme nuk kanë ndonjë krijueshmëri në kuptimin e tregut që të sjellin produkte apo shërbime që njerëzit duan. Ata janë shumë të aftë për të krijuar lidhjen me pushtetin qoftë për ti korruptuar ata  ose për tu bashkuar me ata për të përfituar, ose për aktivitete të jashtëligjshme për tu mbrojtur nga shteti. Marrin paranë që e marrin aty dhe nuk dinë ku ta shpien. Fillojnë dhe bëjnë ndërtime.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco