Sa u kushtojnë qytetarëve ahengjet e Veliajt?

Sa u kushtojnë qytetarëve ahengjet e Veliajt?

15:15, 01/12/2023
A+ Aa A-

Më datë 29 nëntor, Bashkia e Tiranës organizoi “natën e bardhë”, një traditë komuniste që është futur në kohën kur Edi Rama mori drejtimin e kryeqytetit. Pas ndërprerjes disa vjeçare, tradita e Enver Hoxhës po pasohet nga Lali Eri, i cili vit për vit shpenzon qindra mijëra euro për këto ahengje të kota, që veçse janë vitrinë propagandistikë dhe jo aktivitete të mirëfillta kulturore. Madje, këto para’ shkojnë për artistë/e që kanë lidhje me botën e krimit, apo edhe pastrojnë paratë e tyre. Vitin e kaluar, Veliaj e bëri tenderin në fillim të vitit, duke përdorur plot 1 milionë euro për fushatën. Çikërrimat i përdori për ahengjet e fundvitit, pasi zgjedhjet i morën pjesën më të madhe të parave. Këtë vit, është më i qetë, pasi ka mandatin e fundit dhe po “shijon” këto vite, duke bërë qoka dhe duke shpërndarë para’ te njerëzit dhe firmat e preferuara, me shpresën se një ditë ky “investim” do t’i kthehet pas.

Image

Faksimile: Shpallja e tenderëve për “blerje aktiviteti” dhe “artikuj për evente” me vlerë 600 mijë euro

Dokumentet e mësipërme janë tenderët e Bashkisë së Tiranës, që ka hapur “thesin” për eventet. Në fakt, një event i tillë u realizua disa javë më parë, ndërkohë që bashkia ka gati edhe një listë tjetër. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Lali Eri ka hapur procedurën e prokurimit “blerje shërbimi për aktivitete të ndryshme për Bashkinë Tiranë”. Fondi limit i kësaj procedure është plot 50.000.000 lekë, ose mbi 500 mijë euro. Bëhet fjalë për “shërbime të organizimit të eventeve” dhe “shërbime të organizimit të eventeve kulturore”.

Një nga këto evente ishte edhe “Nata e Bardhë” ku artisja kryesore ishte këngëtarja Elvana Gjata. Emri i kësaj të fundit ka dalë në përgjimet e një grupi që u godit nga SPAK, ndërsa një nga personat e kërkuar Ervin Mata udhëzonte disa bashkëpunëtorë që “po i kaloj paratë nga Elvana”. Megjithatë, kjo s’e ka penguar artisten që të vijojë koncertet duke marrë para’ edhe nga zyrat e shtetit, siç është rasti nga Bashkia e Tiranës. Ka dyshime të mëdha se pas artistes është vetë Veliaj, i cili po mundohet të pastrojë paratë e grupeve kriminale me ato të nxjerra nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, Bashkia e Tiranës ka hapur një tjetër procedurë tenderuese. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “artikuj të ndryshëm për evente”. Kësaj herë, tenderi është bërë nga Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve Tiranë, teksa fondi limit i kësaj procedure është 8.000.000 lekë. Mësohet se kërkohen artikuj të ndryshëm. Pra vetëm me dy duar, Veliaj po shpenzon plot 600 mijë euro për këto eventet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco