SYRI TV/ Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët, debate në mbledhjen e këshillit bashkiak Lezhë

13:49, 01/12/2023
A+ Aa A-

Çështja e refugjatëve ka shkaktuar debate në Këshillin Bashkiak të Lezhës mes këshilltarëve të opozitës dhe mazhorancës. Opozita kërkoi shpjegim përse u vendos pa konsultime me qytetarët duke qenë se ardhja e afrikanëve do të ndikojë në jetën e tyre. Por përfaqësuesit e  mazhorancës e mbrojtën marrëveshjen, duke u justifikuar që territoret e përcaktuara janë në varësi të qeverisë dhe se bashkia nuk ka asgjë në dorë për këtë vendim.

Nga SYRI TV

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, që e kthen Lezhën në qendër pritëse për ta, u bë objekt diskutimi dhe debatesh mes opozitës dhe mazhorancës në Këshillin Bashkiak.

Përfaqësuesit e opozitës u shprehen se zbatimi i kësaj marrëveshjeje pa u konsultuar me komunitetin do të sjellë pasoja afatgjatë ndërsa ngritën pyetje se pse sërish Lezha u zgjodh vendi pritës i refugjatëve, duke kujtuar edhe ardhjen e  afganëve.

Teksa mbrojtjen marrëveshjen për refugjatët, nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, u justifikua që vendimi u mor nga qeveria pa u pyetur kryebashkiaku i Lezhës dhe se Porti i Shëngjinit dhe Gjadri janë nën varësinë e Ministrisë dhe Qeverisë. Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Erin Ndreca, kërkoi që mos të përhapej panik me këtë çështje.

Partia Demokratike kishte kërkuar interpelance me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në lidhje me marrëveshjen për refugjatet, por kjo çështje nuk u fut në rend dite dhe diskutimet u bënë tek pikat e ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco