Kathimerini: Shpresat evropiane të Shqipërisë tani varen nga ‘Beleri’

Kathimerini: Shpresat evropiane të Shqipërisë tani varen nga ‘Beleri’

09:37, 01/12/2023
A+ Aa A-

Gazeta greke, “Kathimerini”, shkruan sot se Greqia e ka bërë të qartë tashmë se shpresat evropiane të Shqipërisë varen nga çështja e Belerit.

Gazeta shkruan se Greqia e ka bërë të ditur qëndrimin e saj zyrtar me një deklaratë që i është dorëzuar Këshillit të Bashkimit Europian.

Në deklaratë thuhet se Greqia nuk do të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë për sa kohë nuk është zgjidhur çështja e kryebashkiakut të burgosur të Himarës.

Pala greke kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë dhe të bëhet prezumimi i pafajësisë.

“Për Greqinë, kjo situatë bie ndesh me vlerat tona të përbashkët evropiane, kriteret e anëtarësimit”, thuhet mes rreshtave në deklaratë.

Kjo deklaratë me shkrim është qëndrimi zyrtar i Greqisë përsa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Përndryshe, Greqia nuk do të jetë në gjendje të bjerë dakord për fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e raportit të vlerësimit të standardeve të pazgjidhura”, përfundon deklarata.

“Kathimerini” shkruan se në letër theksohet gjithashtu se çështja Beleri “përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor dhe të të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, sidomos të pjesëtarëve të pakicës etnike greke”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco