Bozdo: Rama po bllokon me ligj edhe komisionet hetimore, po shkelet të drejtat deri në ekstremitet

Bozdo: Rama po bllokon me ligj edhe komisionet hetimore, po shkelet të drejtat deri në ekstremitet

08:57, 01/12/2023
A+ Aa A-

Në një lidhje Skype me Ora News, anëtar kryesie i PD-së, Eno Bozdo u shpreh se me nismën e fundit ligjore, mazhoranca është duke bllokuar totalisht opozitën lidhur me komisionet hetimore.  

Ai shtoi se nëse ka thashetheme ato mund të sqarohen nga këto komisione dhe theksoi se vetë kreu i SPAK ka thënë se nuk bien ndesh me hetimin e tyre.

Bozdo: Jo vetëm bllokomi, por edhe rrënimi i të drejtave kushtetuese të opozitë ka kaluar në ekstremitet. Ishte paralajmëruar më parë nga PSD se kishte një iniciativë për ndryshimin e ngritjes së komisioneve hetimore dhe me këtë arsyetim na i bllokuan dy komisione hetimore.

Nga njëra anë na thonë se nuk do të na i lejojnë komisionet hetimore mbi thashetheme. Nëse janë të tilla do të konfirmohen nga komisionet, por fakti që ka një iniciativë që prek thelbin e hetimit nga opozita për çështje të interesat publik, çështje të cilat pas komisionet, si ai i incineratorëve i kanë shërbyer edhe hetimit të SPAK. Në kushtet edhe vetë SPAK ka thënë se ngritje e komisioneve nuk është në kundërshtim me hetimit, përkundrazi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco