VIDEO/ Mediu: Në 15 vite nuk jam pyetur asnjëherë. Grupime politike e kanë përdorur këtë çështje

21:42, 30/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, për të folur në lidhje me procesin gjyqësor dhe seancën e sotme, ka folur në lidhje me çështjen ‘Gërdeci’, proces që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.

Gjatë diskutimit Mediu u shpreh se në 15 vite nuk është pyetur asnjëherë në lidhje me këtë çështje, edhe pse ka kërkuar që ti hiqet imuniteti.

‘Ideja ishte për ta zhvendosur këtë çështje drejt përgjegjësisë politike. Unë kam thënë dhe kam  vazhduar siç kam thënë, që do të mbështes hetimin e kësaj çështje deri në fund.

Unë i kam shkruar prokurores së Përgjithshme, Presidentit dhe Kryetares së Parlamentit, që nuk i njoh vetes asnjë lloj imuniteti, dhe kërkoj të hiqet imuniteti dhe te procedohet me pyetjen time.

Për 15 vite nuk jam pyetur njëherë për këtë çështje.

Kur nuk ka një proces të rregullt ligjor, nuk ka zbatim të rregullave të drejtësisë.

Unë kam pasur raporte shumë të mira, me ata që mund të kenë pasur në gjykim, bindje të majta.

Besnik Baraj ka qenë një nga punonjësit serioz të këtij shteti. Ishte zv/ministër në qeverisjen socialiste dhe unë e bëra kryetar të SELM-it, për shkak të vazhdueshmërisë së proceseve që ishin të rëndësishme.

Shefi i Shtabit ishte emëruar në kohën e PS-së, por unë kam respektin maksimal për shefin e Shtabit të asaj kohe dhe bashkë me qeverinë e asaj kohe, e kemi emëruar ambasador. I kemi respektuar Forcat e Armatosura, pa parë se kujt partie politike i përkisnin dhe është respektuar deri në fund hierarkia dhe sistemi i karrierës.

Kemi pasur një kontroll strikt nga aleatët tanë, SHBA dhe NATO.

A duhet të kishte proces gjyqësor apo jo? Unë e kam thënë troç që dënimi i Fatmir Mediut, nuk mund të jetë statistikë për sistemin gjyqësor. Për më tepër nuk mund të jetë emocion mediatik apo publik.

Kam deklaruar sot se, grupime politike dhe jo politike e kanë përdorur në mënyrë të vazhdueshme këtë çështje dhe kanë ushtruar presion mbi drejtësinë dhe institucionet nga më të ndryshme.

Ka qenë një persekutim 15 vjeçar për mua apo familjen time, në një mënyrë apo tjetër. Unë dua që gjithsecili të dalë mbi emocionin dhe ndikimet’, tha Fatmir Mediu në SYRI TV.  

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco